Vrapoi për të shpëtuar 25 jetë nga flakët, dy vite nga akti heroik i Arjan Salajt

Vrapoi për të shpëtuar 25 jetë nga…

Trimat, patriotët, guximtarët apo njerëzit me zemër të madhe nuk kanë brirë për t’i dalluar. Ata lënë shenjë në këtë jetë me veprat e tyre heroike, të cilat po t’i kthejmë nga vetja, vështirë se mund t’i kryenim. I tillë është edhe shembulli i Arjan Salajt. Punonjësi i sigurimit të një qendre tregtare në hyrje të Tiranës humbi jetën heroikisht dy vite më parë.

Objekti të cilin ai ruante u përfshi nga flakët në katet e nëndheshme. 33-vjeçari vrapo drejt magazinave për të nxjerr çdo punëtor që ishte bllokuar nga tymi dhe flakët. Pasi shpëtoi afro 25 persona, Arjan Sala hyri edhe njëherë për të parë nëse ndokush kishte mbetur pas pa u vënë re. Ky moment ishte fatal për të riun i cili u bllokua vetë brenda magazinave që po shkrumboheshin.

Ekipet e zjarrfikseve për shkak të mungesës së mjeteve nuk ndërhynë dot në momentin e parë për të shpëtuar 33-vjeçarin. U desh të binte densiteti i flakëve dhe temperatura nxehtë e krijuar nga zjarri për të bërë të mundur nisjen e kërkimeve. Arjan Sala u nxorr i pajetë pas disa orësh si pasojë e asfiksimit por edhe të plagve të marra nga zjarri.

Pas vdekjes ai u shpall “Dëshmor i Atheut” dhe mijëra shqiptarë dhuruan para në formë bamirësie për familjen e Ajanit. Disa ekspert të sigurisë thanë asokohe se nëse qendra tregtare do të kishte sistem të plotë funksional ndaj zjarrit dhe zjarrfikësit të kishin pajisje të duhura, sot Arjan Sala do të ishte një hero i gjallë mes të gjithëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit