Vrasësi i Behar Sofisë jep detaje të reja, “Do ekzekutonim një 34-vjeçar në Kamëz”

Vrasësi i Behar Sofisë jep detaje të…

Ernejt Shyti, autori i dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, ka dhënë detaje të reja porositë që i afronte Bujar Leza. 

Ai ka rrefyer se do duhej të vriste një 34 vjecar, që jetonte në Kamëz. 

Ai tregoi se pasi ekzekutoi Sofinë në anë të Lanës në Tiranë, kishte marrë porosi për të kryer një tjetër vrasje, e cila nuk u bë pasi nuk ishte studiuar mirë zona.

“Pasi u vra Behar Sofia, kishim porosi tjetër nga Bujar Leza. Do të bënim një vrasje në Kamëz, shenjestra ishte një person 34 vjeç që e kishte shtepinë në Kamëz, shumë pranë komisariatit të Policisë. Këtë vrasje do e bënte Xhulian Visha, por zona ishte shumë e monitoruar dhe ndaj paguhej shumë lekë. Nuk u arrit qëllimi sepse duhej studiuar mirë zona, ishte tepër e vështirë”, është shprehur ai.

Edhe më herët, Shyti ka zbuluar se të njëjtat persona që e kishin paguar për këtë atentat, i kishin ngarkuar dhe një tjetër detyrë. Ai ka thënë se ishte ngarkuar të kryente një tjetër vrasje në Gjermani, për të cilën do të paguhej 500 mijë euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit