
Babis Anagnostopulos merr letra dashurie në burg.
Lajmin e ka bërë të ditur britanikja “The Sun”, teksa shkruan se zyrtarët në burgun e Malandrinos, ku po mbahet vrasësi i bashkëshortes, thuhet se janë habitur nga numri i fansave femra që i dërgojnë letra pilotit, i cili vrau 19-vjeçarin. Karolina në shtëpinë e tyre në Glyka Nera.

Në fakt, siç thekson The Sun, zyrtarëve të burgut u kërkohet të renditin “çantat e tëra” me letra për vrasësin në burgun e sigurisë maksimale në Malandrino.
“Ne lexuam, siç e dikton protokolli, të gjithë korrespondencën dhe mbetëm të habitur. Ato janë shkruar nga gra greke, të cilat thonë se janë të dashuruara me të. Ata besojnë se ai është i pafajshëm, se vrasja e Caroline Crouch nuk ishte e paramenduar dhe se gjithçka ndodhi në moment”, tha për The Sun një roje që foli në kushte anonimiteti.

Kujtojmë se gjyqi në Gjykatën e Apelit për vrasjen e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos në shtëpinë e tyre në Glyka Nera u ndërpre sot për të tretën herë radhazi.
Gjykimi u shty për në 8 maj për shkak të sëmundjes së avokatit mbrojtës të pilotit të akuzuar Alexandros Papaioannidis.

Babis Anagnostopoulos, i cili ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij në Glyka Nera, është dënuar në shkallën e parë me burgim të përjetshëm dhe njëmbëdhjetë vjet e gjashtë muaj burg shtesë për vrasjen e qenit të familjes dhe vepra të tjera.