Ngjarja për të cilën Meçe dyshohet se është autor ka ndodhur më 10 gusht, kur Egli Proga humbi jetën pas një konflikti pranë një lokali. Sipas dëshmive të mbledhura nga Policia, Proga kishte shkuar në lokal për të konsumuar pije, ku fillimisht ishte ulur me një person tjetër. Debati dyshohet se nisi pas një përplasjeje me tre persona që ndodheshin jashtë lokalit, ndërsa Meçe iu afrua viktimës duke i kërkuar një cigare.
Sipas dëshmive, konflikti u përshkallëzua pasi Meçe iu afrua Progës për t’u sqaruar dhe më pas i kërkoi të dilnin jashtë lokalit. Aty, i dyshuari dyshohet se e shtyu ose e goditi viktimën, i cili u rrëzua. Arrestimi i fundit i Meçes lidhet me dyshimet për shkeljen e masës së sigurisë, ndërsa çështja për vdekjen e Egli Progës vijon të trajtohet nga organet e drejtësisë.