Vrasësi i grave tremb dhe burrat/ Të dënuarit e burgut nr.302 refuzojnë të ndajnë qelinë me Dan Hutrën

Vrasësi i grave tremb dhe burrat/ Të…

Frika se Dan Hutra mund të krijojë konflikte nga hiç gjë, ka bërë që të dënuarit në burgun nr.302 ta refuzojnë atë në qelinë e tyre. Drejtoria e Burgjeve e ka dërguar Hutrën të qendrojë në ambiente të përbashkëta tek Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Mine Peza, por kjo gjë është refuzuar nga të burgosurit.

Dan Hutra po rri vetëm në qeli, madje dhe ushqimin ai po e ha i veçuar nga pjesa tjetër e të burgosurve. Edhe kohën e ajrimit 40-vjeçari po e kryen veçmas të tjerëve. Askush nuk ka dëshiruar të bëhet “shok” me një njeri që vrau me gjakftohtësi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Nisur nga kjo situatë Drejtoria e Burgut, ka vendosur të mbajë të izoluar dhe vetmtuar Dan Hutrën, në një ambjent tjetër.

Asnjë nga personat që vuajnë dënimin dhe qëndrojnë në paraburgim nuk ka pranuar të qëndrojë me Dan Hutrën. Frika për lindjen e konflikteve dhe incidenteve brenda qelisë, ka bërë që të gjithë ta shmagin dhe mos i binden udhërit të drejtorisë për sistemimin e tij në qelitë e përbashkët” – thuhet në një njoftim të dërguar gazetarëve të kronikës nga ana e Drejtorisë së Burgjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit