Vrasësi i motrës së tij është i lirë, protestuesi: Populli fokusohet te Big Brother dhe jo te jeta e njeriut

Vrasësi i motrës së tij është i…

Dhjetra qytetarë protestuan pasditen e kësaj të enjte përpara dyerve të Ministrisë së Drejtësisë. Shkak i protestës janë vendimet e drejtësisë shqiptare ndaj dhunuesve dhe vrasësve të grave. Krimi i ndodhur në Paskuqan dhe në Kamzë ku një person i vetëm vrau tre gra dhe plagosi tre gra të tjera ka shokuar opinionin publik. Nga ky rast u zbulua se drejtësia ka liruar përpara kohe një vrasës i cili mori sërish armën në dorë për të vrarë.

Mirëpo ky nuk është një rast i vetëm. Shumë gra po vriten çdo vit në Shqipëri. Policia e Shtetit duket se po dështon të mbrojë jetët e tyre ndërsa drejtësia nuk po jep dënimet e merituara ndaj autorëve. Një protestues tregon sesi i vranë motrën dhe autori i dyshuar është lënë i lirë nga gjykata.

Mua më kanë vrarë motrën me 4 shtator 2022. I kemi paraqitur provën prokurorisë dhe gjykatës dhe me datë 29 Dhjetor e kanë liruar nga burgu nga autori. Me motivin se ka pasur marrëdhënie të mira me komunitetin, kur në fakt marrëdhënie të mira ka pasur vetëm me alkoolin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Ne pritëm që ato të arrestohen. Ka qenë gjyqtar po ky Gerd Hoxha” tha prtestuesi.

Më tej protestuesi është ndalur në një mesazh shumë sensibilizues ndaj shqiptarëve. Empatia duket se po zbehet dita-ditës dhe familjarët e viktimave thonë se shqiptarët nuk janë të ndjeshëm ndaj këtyre fenomeneve. Më të ndjeshëm protestuesi thootë se populli është ndaj shfaqeve televizive.

“Jeta e një njeriu vlen më shumë se jeta e Big Brother. Fokusohen te Big Brother dhe nuk fokusohen te jeta e njeriut. Populli shqiptar duhet të jetë më i ndërgjegjshëm për atë që ndodh në Shqipëri” – tha protestuesi.

Një protestë e radhës është paralajmëruar më 8 mars. Gratë nuk do të festojnë por do të nisin një marrshim nga Sheshi Skëndërbej për të kërkuar siguri për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit