Vrasësi i Sabrinës shkruan letër nga burgu: Takoheshim fshehurazi

Vrasësi i Sabrinës shkruan letër nga burgu:…

Elton Metaj, i cili vrau ish bashkëshorten e tij Sabrina Metaj ka shkruar një letër nga burgu.

Ai ka rrëfyer vrasjen e ish-bashkëshortes së tij dhe faktin se ish-vjehrri i tij ka qenë ai që e kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme.  Sipas Metajt ata janë takuar fshehurazi.

Ai pretendon se gjërat ndryshuan kur ai doli nga burgu pasi ish-vjehrri nisi ta kërcënonte dhe pas kësaj mbërriti në komisariat për të bërë denoncim, por policët nuk e morën seriozisht. Më tej ai ka treguar se ish-vjehrri e ka kërcënuar se do ta zhdukte.

Letra e Elton Metës:

Unë Elton Meta dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur përsa i përket veprimit tim. Jam liruar nga spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht, Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale.

E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë. Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ish-vjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do na zhdukte të dyve.

Ish-vjehrri më shkruajti sërish në “Messenger” dhe më la takim e më tha “do të të zhduk”. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit