Vrasësi shqiptar shkon të kërkojë azil në Britani, i sigurohet anonimiteti

Vrasësi shqiptar shkon të kërkojë azil në…

Një shqiptar, i cilësuar si gangster nga “Ladbible”, i cili ka kërkuar azil në Britaninë e Madhe, ka siguruar anonimitetin me argumentin se kërkon që të mbrohet nga grupet rivale. Ai është aktualisht në një qendër imigracioni në pritje të një vendimi nëse do të dëbohet apo jo. 

Dy deputetë konservatorë kanë kritikuar dhënien e anonimitetit, që gjykatësi Nicholas Aldridge vendosi se asgjë që mund ta identifikonte ‘direkt ose indirekt’ nuk mund të publikohej, duke përfshirë krimet që ka bërë në të kaluarën. 

David Morris, deputeti konservator për Morecambe dhe Lunesdale, tha se vendimi ishte një vendim jo i duhur dhe pretendoi se ‘tregon përbuzje për qytetarët britanikë’.

Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli, i cili është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?” tha ai. 

Konservatori Philip Davies, deputet për Shipley, deklaroi se publikimi i identitetit të gangsterit dhe krimeve të tyre në të kaluarën ishte “qartësisht në interesin publik”.

Zyra e Brendshme britanike ka thënë se kushdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe kërkon azil “do të ndalohet dhe do të largohet në vendin e tij nëse është i sigurt”, ose nëse është i pasigurt do të dërgohet në një vend të tretë si Ruanda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit