Vrasësit e Liridonës nesër para gjykatës, në Tiranë organizohet marshim kundër feminicidit

Vrasësit e Liridonës nesër para gjykatës, në…

Vrasësit e dyshuar të 30-vjeçares Liridona Musliu mbrëmjen e 29 nëntorit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, pritet të dalin para gjykatës ditën e nesërme në datë 3 dhjetor 2023.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, do të dalin para togave të zeza në orën 9:30 për t’iu komunikuar masat e sigurisë që do të caktohen ndaj tyre.

Në dyshimet e deritanishme rezulton se Naim Murseli i cili është bashkëshorti i viktimës, të ketë paguar 30 mijë euro për të porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. Kjo gjë është pohuar nga i arrestuari Granit Plava, i cili dyshohet të ketë pasur rolin e ekzekutuesit. Nga ana tjetër, i arrestuari Kushtrim Kokalla rezulton të jetë nipi i Naim Murselit i cili ka qenë dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin në Kosovë, ku reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta kundër bashkëshortit të Liridonës. Mizoria e kësaj vrasje ka dhënë ndikimin e saj edhe në Shqipëri, teksa ditën e nesërme është njoftuar një marshim në shenjë solidariteti për të dënuar vrasjen e vajzave dhe për të kërkuar drejtësi.

Në njoftimin e marshimit thuhet se do të organizohet ditë e dielë në orën 11:30 nga Ministria e Brendshëm në drejtim të Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Lexo edhe:

Vëllai i Liridonës: Do të zhvarrosim trupin, familjes i kemi dhënë dy ditë kohë!

Vrasja e Liridona Muserlit, autorët: Na pagoi burri saj

Krimi në Kosovë, i ngjashëm me atë të pilotit grek, vrasja e bashkëshorteve dhe tentativat për të fshehur krimin si grabitje

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit