'Vrasësit e zhveshur', skulptura nudo e Putin del në ankand për 10,000 €

‘Vrasësit e zhveshur’, skulptura nudo e Putin…

Një grup aktivistësh çekë kanë bërë me dije se do të nxjerrin në ankand një skulpturë nudo të presidentit rus Vladimir Putin të ulur në një tualet të artë, ndërkohë që kanë njoftuar se të ardhurat që do të fitohen nga shitja do të përdoren për blerjen e një droni luftarak për Ukrainën. 

Skulptura e quajtur “Vrasësit e zhveshur”, e cila shfaq gjithashtu dhe liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko u krijua si një kritikë e stilit të jetesës luksoze të Putinit, por ka ndryshuar pamjen disa herë që nga zbulimi i saj në 2021, duke iu përshtatur ngjarjeve aktuale.FOTO/ 'Vrasësit e zhveshur', del në ankand skulptura nudo eSkulptura nudo e Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenkos

Aktivisti dhe autori i konceptit, Otakar van Gemund është frymëzuar nga studimi i kritikut të Kremlinit Aleksey Navalny, i cili tha se në pallatin ku jeton Putini, vetëm furçat e tualetit kushtojnë 15,000 euro. Motivi i furçave të tualetit u bë më vonë një simbol i rezistencës gjatë demonstratave kundër regjimit në Rusi.

“Është një simbol i perversitetit të regjimit rus, estetikës së tij mafioze dhe despotizmit totalitar”, tha van Gemund në një konferencë shtypi, duke shtuar se, në sytë e tij, statuja tregon se Putini vetëm pretendon të jetë i fortë.

Çmimi fillestar është caktuar 10,000 €, por ankandi zgjat deri më 20 dhjetor. Pasi u zbuluan prova të krimeve ruse të luftës në Bucha, një manekin e një viktime civile në një qese plastike u shtua nën piedestalin e Putinit. Një shkronjë e artë “Z”, një shenjë ushtarake ruse e cila është bërë shenja kryesore e mbështetjes publike për pushtimin e Rusisë në Ukrainë dhe dhe iu shtua një zinxhir ari me shkronjën Z si shembull i jetës lukzose që Putin bën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit