Vrasja e 18-vjeçarit jetim, në Kosovë kërkohet dënimi me vdekje

Vrasja e 18-vjeçarit jetim, në Kosovë kërkohet…

Dy të dyshuarit në lidhje me vdekjen e një 18-vjeçari në Podujevë të Kosovës janë lënë në paraburgim nga Gjykata e Prishtinës. Vendimi për dy të rinjtë që përplasën me makinë dhe dhunuan për vdekje Lulzim Fejzullahun u bë me dije nga zëdhënësja e gjykatës sipas mediave në Kosovë.

Pas vendimit të dy janë dërguar menjëherë në burg, ndërsa detajet mbi rastin e rëndë vijojnë të hetohen nga autoritetet përkatëse.

Për këtë ngjarje të rëndë, në Kosovë është kërkuar që të kthehet dënimi me vdekje. Avokati Tomë Gashi shprehet se vetëm ky dënim, do të mund tu kthejë arsyen shqiptarëve.

Për vepra më të rënda penale pa e kthyer dënimin me vdekje, shqiptarët nuk mbushen me mend”, tha avokati Gashi.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe analisti Nexhmedin Spahiu. Ai thotë se vrasja në mes të qytetit do të ishte dënimi më i mirë për autorët që i morën jetën 18-vjeçarit jetim.

Pajtohem plotësisht. P.sh. për këta 4 që e mbytën këtë 18-vjeçarin jetim, dënimi duhej të ishte me varje në mes të qytetit”, tha ai.

Nga raportet e deritanishme është bërë me dije se Lulzim Fejzullahu ka pësuar lëndime fatale si rezultat i një sulmi brutal. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, Fejzullahu nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra dhe ndërroi jetë të shtunën. Xhaxhi i 18-vjeçarit që mbeti viktimë ka deklaruar se presin që organet e drejtësisë të zbardhin rastin, teksa shtoi se gjithçka rreth kësaj ngjarje e kanë kuptuar nga kamerat e regjistruara në vendin e ngjarjes të cilat janë publikuar në media. I riu u varros të dielën në varrezat e qytetit në Podujevë, në praninë e një numri të madh njerëzish. Mediat kosovare publikuan pak ditë më parë momentin kur një makinë përplasi 18-vjeçarin kosovar, Lulzim Fejzullahun, i cili u dhunua gjithashtu brutalisht me shkopa bejsbolli nga dy të rinjtë, tashmë të arrestuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit