Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim djali i Admir Murataj

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, shpallet në…

Është shpallur në kërkim këtë të martë  Arber Murataj, pasi akuzohet  se ai ka pasur konflikte me 20 vjeçarin që mbeti i vrarë disa ditë më parë me thikë.

I riu Murataj është shpallur në kërkim për t’u pyetur për vrasjen me thikë të Stiven Toshkesi. 

Mësohet se  Arbër Murataj është personi që ka pasur konfliktin me viktimën. Gjithashtu bëhet me dije se policia ka kryer kontroll fizik në banesën e 18-vjeçarit, por nuk e ka gjetur atje.

Arbër Murataj është djali i Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt policisë.

20-vjeçari Stiven Toshkesi u vra më 18 prill në afërsi të banesës, ku autorët i bënë pritë. Siç është raportuar më parë, të konfirmuar edhe nga burime policore shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. 

Për ngjarjen janë arrestuar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, ku ky i fundit dyshohet se e ka qëlluar me hanxhar 19-vjeçarin Stiven Toshkesi duke i sjellë edhe vdekjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit