Vrasja e 20 vjeçarit, zbulohet dëshmia e të dashurës: “Është qelluar nga Murataj, kam parë shenjat e thikës”

Vrasja e 20 vjeçarit, zbulohet dëshmia e…

E dashura e Stiven Toshkësit ka dhënë dëshminë e saj, ku është shprehur se viktima është sulmuar me thikë nga Arbër Murataj.

Vajza, e cila u bë dhe ‘mollë sherri’ mes djemve, ka treguar se ka parë me sy edhe shenjat e thikës në trupin e Toshkësit. 

Ajo pranon dhe thotë që ata në një rast të caktuar njëri nga të kërkuarit me të cilin ishte konflikti, pra ishte shtresëzuar konflikti dhe ishte aty, priste konflikti derisa të shpërthente. Ishte kërcënuar me thikë dhe ajo thotë që më tregoi Stivi që u sulmua me thikë prej Arbër Muratit dhe madje thotë që unë pashë shenjat e thikës kur ishte sulmuar në trupin e tij.

Por ai kishte zgjedhur që të mos shkonte pranë autoriteteve”– është shprehur gazetarja Anila Hoxha.

Stiven Toshkesi ishte 20-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit