
21-vjeçari Aldi Rama, qëllua nga policia pasi qëlloi me armë për vdekje oficerin Saimir Hoxha. Ngjarja ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.
Efektivi i Policisë së Lezhës, Myrteza Mehmeti, është proceduar penalisht me akuzën e kryerjes së veprimeve arbitrare gjatë detyrës ndaj 21-vjeçarit.
Myrteza Mehmeti e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, por prokuroria ka provuar keqtrajtimin e 21-vjeçarit Aldi Rama gjatë momentit të kontrollit të të riut. Rama ishte ndaluar me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë.