Vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër, si lindi konflikti me Mark Kodrën për xhirimet e gomave të motorit

Vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër, si lindi…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e rëndë që tronditi fshatin Bardhaj të qytetit të Shkodrës, ku mesnatën e djeshme u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 25-vjeçari Emiljano Ndou.

Burime bëjnë me dije se 25 vjeçari ka xhiruar shpeshherë gomat e motorit pranë banesës së 47 vjeçarit Mark Kodra. Nisur nga ky veprim disa ditë më parë djali i autorit të krimit, ka debatuar fillimisht me 25 vjeçarin, e ndërsa në darkë autori ka shkuar tek shtëpija e të ndjerit për tu sqaruar, ku përsëri dhe aty kanë debatuar sërish.

Ka qenë vetë viktima ditën e djeshme, i cili ka shkuar në banesën e 47-vjeçarit për tu sqaruar lidhur me konliktin e vijueshëm mes tyre. Sqarimi duke se ka agravuar deri në përdorimin e armës, ku 47-vjeçari Mark Kodra e ka ekzekutuar në vend 25-vjeçarin.

Autori, mësohet se ka deklaruar përpara hetuesve se e ka kryer krimin pasi 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme.

“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit