Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, hyri në sherr për të ndihmuar shokun

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar në Londër, hyri…

Të dielën në mbrëmje u vra në Londër, 27-vjeçari shqiptar Lumturi Zeqja. I riu vdiq në vendin e ngjarjes, pranë një lokali në Leytonstone ndërsa një mik i tij rreth të 20-tave mbeti i plagosur.

Familjarët e të ndjerit kanë treguar për mediat britanike se Lumi(siç e thërrisnin ata) u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që u përfshi në një sherr në lokalin ku ndodheshin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në Londër. Sipas mediave, i riu shqiptar ndodhej në një restorant, kur rreth orës 23:00 një prej miqve të tij është përfshirë në një sherr të madh. Zeqja ka ndërhyrë për ta ndihmuar shokun e tij duke parë që ishte në telashe.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit