Vrasja e 31-vjeçarit në mes të Vlorë, Gjykata merr vendimin për Hansi Jonuzajn

Vrasja e 31-vjeçarit në mes të Vlorë,…

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën “arrest me burg” për Hansi Jonuzajn, i dyshuar si autori i vrasjes së Tauland Gjikaj tre ditë më parë në Vlorë.

Trupa gjykuese ka vendosur masën “arrest me burg” për Jonuzajn për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”.

Personi në fjalë është i arrestuar si autor i ngjarjes, ndërsa janë shpallur në këkrim edhe dy persona të tjerë Aleksandër Grabianin dhe Elton Hajnajn.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, ku Tauland Gjiklës 31-vjeç iu bë atentat.

Sipas informacioneve për mediat, i arrestuari Hans Jonuzi kishte rolin e shoferit. Ai i transportoi Aleksandër Grabianin dhe Elton Hajnajn  larg vendngjarjes. Jonuzi është filmuar në dy momente, kur është qëlluar makina dhe rasti i dytë është kur ka lënë dy shokët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit