Vrasja e 41-vjeçarit në Fier/ Komshiu: Nuk ishte problematik

Vrasja e 41-vjeçarit në Fier/ Komshiu: Nuk…

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit u regjistrua një ngjarje e rëndë. Bëhet e ditur se sot rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’, një person i identifikuar për policinë, por ende jo për mediat ka qëlluar për vdekje me armë shtetasin Elton Javori, 41 vjeç.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, teksa një nga fqinjët e viktimës bën të ditur për mediat se Eltoni nuk ishte person problematik, ndërsa shton se jetonte me familjen e tij. Policia ndërkohë po punon për kapjen e autorit të ngjarjes.

“Ka qenë djalë i mrekullueshëm, i edukuar dhe i sjellshëm. Nga i erdhi, Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Ky ka nënën dhe babanë këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani. Sa dola nga shtëpia, u futa të pija kafe, dola me vrap”-”- u shpreh banori.

Pas ngjarjes, mësohet se autori është larguar me një mjet tip benz “E class coupe’ me targa shqiptare e prodhimit pas vitit 2011 me ngjyrë të errët. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit