Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Shkodër, ku një 46-vjeçar me inicialet R.H. u vra me armë zjarri.
Mësohet se vrasja ndodhi pranë një pike karburanti, ku shtetasi R.H., me banim në fshatin Darrgjat u gjend i vrarë në mjetin e tij tip “BMW”.
Njoftimi i plotë:
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSH Shkodër dhe forcat Speciale Renea.
Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.