Vrasja e 71-vjeçarit në Fushë-Prezë, Policia identifikon autorin

Vrasja e 71-vjeçarit në Fushë-Prezë, Policia identifikon…

Policia e Tiranës shprehet se ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes së taksistit Abdulla Budlla, dy ditë më parë në Fushë-Prezë.

Sektori i krimeve të rënda po zhvillon një operacion në zonën e Rinasit dhe Niklës, duke kryer kontrolle të shumta për kapjen e autorit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Kryeqyteti u trondit nga vrasja e 71-vjeçarit dy ditë më parë, ku ai u qëllua nga një makinë në lëvizje, teksa gjendej pranë automjetit të tij, me të cilin punonte si taksist.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit