Vrasja e Arben Lleshit në Peqin, arrestohet shefi i policisë në burgun e Drenovës

Vrasja e Arben Lleshit në Peqin, arrestohet…

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve  ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës. Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit prej vitesh.

Mësohet se arrestimi i itij është bërë për shkak të një çështjeje që i përket këtij institucioni. Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit. Ai është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata.

Mësohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar “arrest me burg”, por Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shkak se ka një fëmijë autik.

Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë. Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin. Më 15 dhjetor 2023 në burgun e Peqinit u vra me armë zjarri Arben Lleshi. Autor i ngjarjes ishte Sokol Mjacaj dhe të dy vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë.

Mjacaj deklaroi se e vrau për një sherr që kishin pasi viktima nuk e pranonte në qeli, por nga dosja hetimore doli se për kokën e Lleshit ishin ofruan 200 mijë euro.

Armën, Mjacaj deklaroi se e kishte futur në qeli me ndihmën e stafit dhe e kishte mbjatur të fshehur për 20 ditë. Edhe pse kanë kaluar rreth 2 javë nga ngjarja, ende nuk dihet se si përfundoi arma në qelinë e Mjacajt

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit