Vrasja e Ardian Nikulajt, familja heq dorë nga gjakmarrja

Vrasja e Ardian Nikulajt, familja heq dorë…

Familja e Ardian Nikulajt, ka nxjerrë nga ngujimi familjen e Edmond Haxhisë, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që organizoi vrasjen e biznesmenit. Familjarët e viktimës shprehen se do ia lënë në dorë drejtësisë vrasjen e familjarit të tyre. Të afërmit e Edmond Haxhisë u ngujuan menjëherë pas lajmeve se ai është përfshirë në këtë ngjarje.

Ky vendim i familjes së viktimës vjen pak ditë pas  shteti anglez bëri të mundur arrestimin e Edmond Haxhisë, si dhe tre bashkëpunëtorëve të tij.

Kujtojmë se Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri nga autori portugez më 19 prill, brenda lokalit të tij në Shëngjin dhe më pas u arratis me motor drejt Lezhës. 

Për këtë ngjarje deri më tani janë arrestuar porositësi, Edmond Haxhia, dy bashkëpunëtorët britanikë Steven Hunt dhe Thomas Mathin dhe britanikja Harriet Bridgeman. Autori portugez Ruben Saraiva, ndodhet ende në arrati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit