Vrasja e Ardian Nikulajt/ Met Rrumbullaku: Krimi nuk njeh kufi, e vrau një portugez

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Met Rrumbullaku: Krimi…

Vrasja e Ardian Nikulajt është e treta në listë ende pa autorë të kapur në Shqipëri. Pas vrasjes së Mimoza Pajës dhe Pal Kolës, vrasja e biznesmenit nga Lezha mbetet si ngjarja më e rëndë që kërkon zbulim. Vet kryepolici, Muhamet Rrumbullaku veshi kostumin dhe doli përpara mediave me një deklaratë të përpunuar me detaje.

Dyshohet se vrasjen e Nikulajt e ka bërë një portugez por të përfshirë janë 4 britanikë dhe një shqiptar. Në këtë konkluzion ka dalë Policia e Shteti, e cila ka vetëm emrat por jo të arrestuar. Madje Rrumbullaku duket i dorëzuar përpara krimit teksa pranon që ai nuk njeh kufij.

Ju bëra të qartë klasifikimin, që ka të bëjë me vrasje me paramendim për çështjeje gjakmarrjeje. Autorët pas kryerjes së krimit kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Nga hetimet, jemi para një organizmi pasi kemi të bëjmë me shtetas të huaj, të cilët kanë hyrë si vizitorë në Shqipëri dhe tani i qëndrojmë parimit, që krimit nuk njeh kufi. Shetasit e huaj kryejnë krime në Shqipëri dhe shqiptarët kryejnë krime jashtë vendit” – tha kryepolici.

E teksa plumbat kërcasin ditën dhe natën në Shqipëri, Met Rrumbullaku nuk harroi të bëjë pak propagandë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit që po bënë policia e drejtuar nga vetë ai.

Policia e Shtetit ka reaguar dhe është angazhuar maksimalisht, dhe vijon me angazhimin maksimal për parandalimin e ngjarjeve kriminale. Asnjë nga drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk është i implikuar në veprimtari që bien ndesh me ligjin dhe me detyrën. Punonjësit e Policisë janë në krye të detyrës, me përgjegjësi ligjore dhe morale përballë qytetarëve, për të përmbushur sa më mirë këtë mision të shenjtë në shërbim të tyre” – tha Rrumbullaku.

Kryepolici duket se është në një gjuhë me kryeministrin Rama, i cili edhe pas vrasjeve të njëpasnjëshme deklaroi se rendi në Shqipëri nuk ka qenë asnjë herë më mirë se kaq.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit