Vrasja e Armando Beqirit/ Rast i vështirë për policinë islandeze, kush është 'bossi i drogës' që dyshohet se është autori i ngjarjes?

Vrasja e Armando Beqirit/ Rast i vështirë…

Hetimi për vrasjen e Armando Beqirai, i cili u qëllua për vdekje në Irlandë fundjavën e kaluar duket se po vështirësohet.

Policia pohon se kjo është një nga çështjet më komplekse dhe më të gjera penale që kanë lindur në këtë vend në vitet e fundit.

Deri tani janë arrestuar 7 persona në lidhje me vrasjen e shqiptarit.

Të paktën dy persona kanë apeluar urdhrin e paraburgimit në Gjykatën Kombëtare.

Vetëm një Islandez është mes të arrestuarve, të tjerët janë shtetas të huaj, por shumica jetojnë në këtë vend. Sipas burimeve të DV-së, islandezi i arrestuar është Anton Kristinn Þórarinsson, por ai thuhet se ka qenë aktiv në botën e drogës për vite me radhë. Ai është deklaruar i pafajshëm për përfshirje në veprimtari kriminale dhe apeloi urdhrin e paraburgimit në Gjykatën Kombëtare.

Policia evropiane Europol po ndihmon në mbledhjen e informacionit në lidhje me çështjen, por një aspekt i hetimit ka të bëjë nëse çështja ka lidhje me organizata të organizuara kriminale të huaja.

Policia ka sekuestruar shumë sende për shkak të hetimit dhe ka kryer një numër kontrollesh nëpër shtëpi.

Mediat e huaja shkruajnë se islandezi sillte shtetas të huaj në vendin e tij për ta mbrojtur, si dhe për të punuar në kultivimin e lëndëve narkotike.

Duket se çështja do të jetë shumë e vështirë për t’u zbardhur.

foto.jpg

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit