Vrasja e Artan Santos, Hoxha thirrje SPAK: Ndajeni mendjen, do hetoni për çunat me Suzuki që ekzekutuan bankierin në mes të ish-Bllokut, apo do dorëzoheni para krimit dhe mafias politike?

Vrasja e Artan Santos, Hoxha thirrje SPAK:…
Featured image of article: Vrasja e Artan Santos, Hoxha thirrje SPAK: Ndajeni mendjen, do hetoni për çunat me Suzuki që ekzekutuan bankierin në mes të ish-Bllokut, apo do dorëzoheni para krimit dhe mafias politike?

Gazetari investigativ Artan Hoxha i kërkon Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të vendosë njëherë e mirë, nëse ka kurajo të hetojë mbi vrasjen e bankierit Artan Santo, ngjarje e ndodhur më 26 qershor të vitit 2014 dhe e cilësuar si një nga krimet më të bujshme në Shqipëri.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Hoxha shton se një muaj e gjysmë pasi SPAK shpluhurosi dosjen tashmë 7-vjeçare, nuk ka ende asnjë detaj për ‘çunat’ me motor “Suzuki V-Strom” të cilët ekzekutuan Santon.

Statusi i Artan Hoxhës

“Dosja “Santo”, SPAK ende i pavendosur…SPAK mos u mendo shume. Jepi drejtim dosjes se 26 qershorit 2014, kur ata tipat me motorr  “Suzuki V-Strom”, ekzekutuan në oren 9:15 minuta, Drejtuesin e Bankes Credins Artan Santo. Disa oficere me eksperience të Policise se Shtetit, gjate pranveres si vitit 2020, terhoqen nga arkiva dosjen e pluhurosur te ekzekutimit te bankierit Santo.

Pasi kryen nje sere veprimesh dhe ngriten 2-3  pista te reja per ngjarjen, vendosen qe në fillimin e dhjetorit 2020, tia dergonin Prokurorise Speciale SPAK. Prokuroret e SPAK premtuan se do ta shqyrtonin shpejt materialin dhe do nisnin hetimet intensive, qe deri tani nuk jane bere kurre nga prokuroria. Por nje muaj e gjysem me pas, SPAK ende nuk ka marre nje vendim çfare do beje me dosjen e nxehte, qe tashme i ka mbetur në dore. SPAK duhet të shprehet nese do ta marre persiper hetimin e kesaj dosje, apo do ta rikthejë serish në kartoteken e policise. Deri tani ky vendim, qe në fillim u duk mjaft i lehte dhe pati shume entusiazem se do të ishte pozitiv, ende nuk eshte marre…

SPAK ka në dore te vendosë, nese ka kurajo të hetoje nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit, apo do te dorezohet per krimit te lidhur fort me korrupsionin shteteror dhe mafian politike…

Artan Hoxha ka shkruar edhe më herët në lidhje me vrasjen e bujshme, teksa shtonte se edhe atnetaroët e Santos, janë eliminuar për të fshehur gjurmët e krimit.

Artan Santo u vra në 26 qershor të vitit 2014 përpara zyrës së tij të punës në ish-bllok, në një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit.  Pak çaste pasi kryen krimin e rëndë, atentatorët e Santos u larguan me motor, ndërsa Policia shoqëroi dhe mori në pyetje mbi 200 persona. Pas gati 7 vitesh nuk ka asnjë të akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit