Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Apelit jep vendimin për Izet Haxhinë

Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Apelit…

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykata e Shkallës së Parë për Izet Haxhinë, duke e dënuar përfundimisht me 21 vite burg.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim për vrasjen e Azem Hajdarit.

Izet Haxhia zbriti më datë 8 maj 2018 në aeroportin e Rinasit pasi ishte dorëzuar te autoritetet turke me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Pasi zbriti nga avioni, në aeroport atë e prisnin punonjës të policisë së Tiranës, të Interpol, dhe një grup i gatshëm i burgjeve, i cili bëri edhe shoqërimin e tij në ambientet e burgut 302.

Izet Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kerkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha.

Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të vitit 2018 befas u mor vendimi që ai të ekstradohet.

Deputeti Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan katër persona përfshi dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit