Vrasja e Bardhok Pllanajt në Shkodër, autorët e kishin “Passat-in” e vjedhur

Vrasja e Bardhok Pllanajt në Shkodër, autorët…

Detaje të reja kanë dalë ditën e sotme në lidhje me vrasjen e Bardhok Pllanajt në Shkodër. Automjeti i përdorur nga autorët rezulton se është i vjedhur, ndërsa brenda makinës së autorëve janë gjetur dy armë model 56.

Armët e zjarrit ishin me numër serial të rregullt dhe po analizohen për të parë nëse rezultojnë të regjistruar më herët apo janë përdorur në ngjarje kriminale. Ndërsa në automjetin “Range Rover”, me targë AA531ZY, të viktimës Bardhok Pllanaj policia sekuestroi 2 aparate celulare, të cilat do të zbërthehen për të parë komunikimet e fundit të viktimës, pasi nuk përjashtohet mundësia që ta kenë nxjerrë në pritë.

Para ngjarjes Pllanaj ishte së bashku me bashkëshorten ka qenë në Shkodër, pranë spitalit për të vizituar një të afërm. Pasi ka lënë të shoqen, ka dalë nga banesa dhe pak metra më tej është qëlluar për vdekje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit