Vrasja e Behar Sofisë, GjKKO jep vendimin për autrët

Vrasja e Behar Sofisë, GjKKO jep vendimin…

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të mërkurë dënimet për personat e akuzuar se kanë marrë pjesë në atentatin e Behar Sofisë në kryeqytet.

Bëhet e ditur se për të pandehurin Ernejt Shyti i cili është dhe bashkëpunëtor i drejtësisë, të jetë dhënë dënimi me 7 vite burg. Për të përfshirët e tjerë Skënder Vathi, Xhuliano Visha, Bujar Leza dhe Leonard Xhiuxha janë miratuar dënimet nga 30 vite heqje lirie secilit, dënim që do kryehet në burgje të sigurisë së lartë.

Behar Sofia i cili u ekzekutua nga Ernejt Shyti ishte një person i njohur për përfshirjen e tij në botën e trafikut të lëndëve narkotike. Shyti e ka ndjekur 66-vjeçarin për lëvizjet që bënte në lagjen e tij. Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin e datës 25 shkurt 2021 në afërsi të Piramidës në Tiranë, pasi Shyti e kishte ndjekur.

Pas ngjarjes ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë duke kaluar urën e lumit Lana, teksa veshur mbanë një kostum sportiv, kapele, syze dhe maskë anti-COVID-19. Autori i ngjarjes u arrestua në Mal të Zi pak kohë pas atentatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit