Vrasja e Behar Sofisë, policia arreston ekzekutorin, bashkë me 3 bashkëpunëtorët

Vrasja e Behar Sofisë, policia arreston ekzekutorin,…

Shkon në katër numri i personave të arrestuar, të cilët dyshohen për ezkekutimin e biznesmenit Behar Sofia në Tiranë.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se policia ka arrestuar autorin i identifikuar se Ernejt Shyt dhe tre persona të tjerë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e tij. Mësohet se këto të fundit janë nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

Burime të njëjta thonë se personi që ka qëlluar me armë silensiator Sofinë është 23-vjeçari Ernejt Shyti, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme në Mal të Zi, dhe u soll drejt Tiranës, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e Policisë.

Ky i fundit ka pranuar vrasjen, dhe kjo gjë është zbuluar edhe  nga gjurmët e ADN-së që kishte lënë në rroba. Mësohet se 23-vjeçari jetonte në një banesë me qera së bashku me nënën e tij në rrugën ‘Bardhyl’.

Behar Sofia, 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati dhe që përdorte katër emra, u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e 25 shkurtit te Piramida. Ai kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i përfshirë në trafikun lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve.

Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit