Vrasja e Billës, arrestohet bashkëpunëtori i katërt

Vrasja e Billës, arrestohet bashkëpunëtori i katërt

Varsja e bujshme që tronditi Tiranën para disa javësh ka filluar të zbardhet.

Pas lajmit shqetësues se e dashura e tij i ngriti kurth duke i lene vend takimi përmes një telefonate, policia bën të ditur se ka vënë një tjetër person në pranga, në lidhje me vrasjen e Hekuran Billës.

Bëhet fjalë për një person i cili dyshohet se ka ndihmuar Viktor Markun, vëllain e Prel Markut, për tu larguar. 

P. Pusi, 24 vjeç nga Shkodra, shok i ngushtë me Markun është ndaluar pasi akuzohet se ka qenë shoferi që e ka larguar atë, duke drejtuar mjetin që mori pjesë në vrasje.

Pas Viktor Markut,Sebastian Malit dhe Ajola Lakrës policia ka vënë në pranga edhe 24-vjeçarin nga Shkodra.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit