Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, flasin dëshmitarët: "Dikush me Range Rover ndihmoi autorin të arratisej"

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, flasin dëshmitarët:…

Vjehrri i biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili ka qenë dëshmitar në vrasje ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në një lokal në shëtitoren e Shëngjinit.

Megjithëse i tronditur ai ka treguar disa detaje ku është shprehur se autori nuk u pa se nga erdhi. Sipas tij ngjarja ndodhi shumë shpejt dhe autori kishte veshur jelek dhe në kokë mbante skafandër.

“Isha vetëm 3 metër larg vendit ku ishte Ardiani. U tronditëm kur e pamë, s’e morëm vesh nga erdhi autori. Hyri në lokal një djalë me jelek e skafandër në kokë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Policia të zbardhë ngjarjen”, ka deklaruar ai.

Ndërsa tre dëshmitarë të tjerë okular në vendin e ngjarjes kanë sqaruar se autori u ka krijuar përshtypjen se ishte postier.

Mësohet se autori i maskuar është ndihmuar nga autori i dytë për t’u arratisur nga vendngjarja me një mjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë të zezë. Pasi ekzekutoi biznesmenin, ai është larguar sërish në drejtim të Shkodrës.

Biznesmeni dhe eksponenti politik, Ardian Nikulaj është vrarë me 7 plumba mesditën e kësaj të mërkure në lokalin e tij nga një autor i maskuar.

Dy pistat e hetimit nga ana e policisë janë e shkuara e tij dhe konflikte të mundshme për bizneset e tij të shumta në Shëngjin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit