Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, viktima u mbajt nën vëzhgim 1 javë

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin,…

Detaje të reja janë zbardhur rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikulaj. Mësohet se autori i ngjarjes nuk ka vepruar i vetëm, por ka pasur dhe bashkëpunëtor të tjerë. Sipas të dhënave autori sëbashku me persona të tjera kanë mbajtur në vëzhgim dhe kanë përndjekur biznesmenin.

Ndërsa atë ditë siguruan që terreni ishte i qetë dhe vepruan, duke vrarë Nikulajn.

Fotoja më lart tregon momentin kur largohet nga vendi i ngjarjes personi që ekzekutoi biznesmenin 50-vjeçar Ardian Nikulaj në Shëngjin. Me një motor që mban targa të huaja (ndoshta të falsifikuara), autori mban të veshur një jelek të verdhë të ngjashëm me ato të policisë dhe me një skafandër në kokë, ai largohet i vetëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit