Vrasja e Bledar Muçës në Belgjikë| Fqinji: Një nga autorët iku me armë në dorë

Vrasja e Bledar Muçës në Belgjikë| Fqinji:…

Para dy ditësh në belgjikë u ekzekutua Bledar Muça, 43 vjeç, miku i ngushtë i Florenc Çapjas, ndërsa të dy janë emra të njohur për policinë dhe të përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend, kryesisht në Elbasan. Pas ngjarjes, është arritur në përfundimin se është gjetur njëri nga atentatorët që vrau Muçën. Muça ishte zhvendosur në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar të Belgjikës prej të paktën një viti. Ai njihej në lagje si “anglezi” për shkak se ishte i pajisur një pasaportë britanike, e ndërsa dëshmitarë të kësaj skene krimi kanë qenë edhe fqinjët, që tregojnë se janë tmerruar për shkak të të shtënave që dëgjuan. Madje një prej tyre, ka rrëfyer se ka parë një prej autorëve teksa largohej me armën në dorë. Muçës i është gjetur edhe një pasaportë tjetër bullgare me identitet tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit