
Vrasja tek Kodra e Diellit natën e 30 tetorit ku Briken (Skerdilajd) Sanaj është qëlluar nga një makinë tip “Benz” në lëvizje.
Autori është shpallur në kërkim pasi ndodhet jashtë vendit.
Vrasja ka ndodhur në momentin kur 39-vjeçari është kthyer nga dasma. Kur ka zbritur nga makina ai është qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje.
Në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.
Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua. Ata bënin lëvizje të kontrolluara, për shkak të këtij konflikti dhe nuk ekspozoheshin në publik.