Vrasja e Çajup Selimit/ Policia shoqëron një person me të cilin viktima kishte konflikte të mëparshme

Vrasja e Çajup Selimit/ Policia shoqëron një…

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmshme që tronditi tepelenën ku mbeti i vrarë biznesmeni Cajup Selimi.

Sipas raportimeve të bëra nga gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj, autori i vrasjes mendohet të ketë ardhur në këmbë deri në vendin e ngjarjes më pas është larguar nëpërmjet rrugicave të zonës.

Viktima mendohet të ketë pasur një konflikt të vazhdueshëm me një person që ishte pranë biznesit të tij. Më herët viktima ka pasur një sherr me një 27 vjeçar që prej vitit 2013, ku janë goditur edhe me sende të forta. Por piste kryesore është konflikti për motive të dobëta.

Mësohet se viktima është qëlluar me tre plumba, 1 prej të cilëve e ka kapur në zemër dhe ka rezultuar fatal për të, duke mos arritur të rezistonte prej plagëve të marra.

Sipas dyshimeve, ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, mund të ketë ardhur edhe si pasojë e konkurrencës që mund të ketë pasur biznesmeni me të tjerë persona që i kanë pasur bizneset e tyre ngjitur me të.

Ngjarja bëhet edhe më e vështirë për t’u zbuluar pasi mungojnë pamje filmike rreth zonës, duke bërë shumë të vështirë identifikimin e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit