Vrasja e Caroline/ Babai i vajzës shpërthen ndaj pilotit vrasës: Ta kisha përballë do e vrisja

Vrasja e Caroline/ Babai i vajzës shpërthen…

Vrasja e Caroline ishte një ngjarje tepër shokuese, mënyra se si u vra ishte tepër e rëndë.

Babai i Carolinës ka shpërthyer keq ndaj pilotit vrasës që i vrau vajzën, ai tha:

“Nëse do të më dilte para, do ta kisha vrarë, pa e çarë kokën për pasojat”.

Kështu është shprehur i ati i Caroline, 78-vjeçari David Crouch për mediat. Ai ka thënë se kjo ngjarje është tragjike, pasi e bija e tij, ishte një vajzë e ëmbël dhe e mirë.

“Kur mora vesh të gjithë të vërtetën ishte vonë, ai ishte larguar nga këtu. Nëse do të ishte, do e vrisja atë, pa e çarë kokën për pasojat”, ka thënë David.

Ai inskenoi vrasjen e bashkëshortes sikur të ishte një grabitje. Provat e dala në dritë nga policia, çuan më pas në zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Policia arriti të zbulonte se vrasësi i vërtetë ishte piloti. Kjo u vërtetua fillimisht nga mesazhet telefonike të çiftit dhe më pas, ora inteligjente që viktima mbante në duar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit