Vrasja e çiftit Pasho/ Ja kush dyshohet se e ndihmoi Elona Kaleshën të hidhte trupat e masakruar në rrugë!

Vrasja e çiftit Pasho/ Ja kush dyshohet…

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ciftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, të cilët u gjetën pas 5 vitesh të masakruar në katër valixhe në Itali.

Ish e fejuara e djalit të tyre, Elona Kalesha është e dyshuara kryesore, e cila prej disa javësh është nën hetime për akuzat e vrasjes së dyfishtë dhe fshehjes së kufomave.

Elona Kalesha, 36-vjeçarja prej disa javësh ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për vrasje të dyfishtë dhe fshehje të kufomave. Mediat italiane bëjnë me dije se po hetohen edhe dy bashkëpunëtorët e saj: djali i viktimave, Taulant Pasho dhe vëllai i vogël i Elonës, Denis Kalesha, 32 vjeç.

Sipas hetuesve,këta të dy ishin njerëzit më të afërt të 36-vjecares duke i dhënë ndihmë që të mbante valixhen e ti hidhte në një zonë të thellë pasi nuk e ngiste dot makinën.

Një tjetër arsye që i bën të dyshuar si bashkëpunëtorë ka të bëjë me faktin që në ditët e ardhshme u gjetën disa gjurmë të ADN-së në apartamentin ku dyshohet se u vra cifti shqiptar në vitin 2015./faxnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit