Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, fqinjët: Dëgjuam klithma dëshpëruese

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, fqinjët:…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një çift shqiptarësh u vranë. Autori vrau më pas veten.

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç dhe Flonino Merkuri, 23, u masakruan me thikë nga ish-bashkëshorti i saj Viron Karabollaj, 40 vjeç.

Fshqinjët kanë treguar se në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë kanë dëgjuar britma. Gjithashtu një tjetër fqinje ka treguar se nuk e imagjinonte një tragjedi të tillë dhe se ka dëgjuar thirrjet e dëshpëruara të të afërmve.

“Rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës nga dritaret pamë të shfaqeshin dritat vezulluese të makinave karabinierëve, më pas befas klithma zemërthyese, të dëshpëruara, të pafundme.

Ata ishin të afërmit që kishin marrë vesh për vrasjen e Mynevere dhe Floninos. Britmat që na thyen zemrat”, tregoi një fqinje e çiftit shqiptar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit