Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, dënohet me burg përjetë Eduart Lamaj

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, dënohet…

Gjykata e Kurbinit ka dhënë sot vendimin për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç.

Eduart Lamaj, njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 maj 2020 në Gjorm të Kurbinit, u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Ilir Lika “Xhepaj” me 33 vite burg. Ata u gjetën fajtor për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje. Vendimi u dha këtë të martë nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Alda Sadiku, ndërsa të njëjtën mase dënimi kishte kërkuar edhe prokuroria e cila dha konkluzionet në fillim të këtij muaji.

Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.

Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika. Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët ndodhen në arrati.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit