Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme opinionin publik, ku dy vëllezërit Gramos dhe Lavdosh Kurtaj, mbetën të vrarë në fshatin Kurjan të Roskovecit.
Viktimat u qëlluan me automatik nga 49-vjeçari Altin Kuka, i cili u vetëdorëzua në Polici pas krimit të rëndë.
Fqinjët e dy viktimave kanë deklaruar për JOQ Albania se dy vëllezërit njiheshin si njerëz të qetë dhe nuk kishin patur ndonjëherë sjellje problematike në komunitetin ku jetonin.
Dyshohet se shkak për vrasjen e dyfishtë është bërë një debat që fëmijët e viktimave kanë patur me ato të autorit.
Viktimat dhe autori ishin takuar për të sqaruar mosmarrëveshjet e fëmijëve të tyre, por ky i fundit zgjodhi rrugën më të gabuar për ta sheshuar konfliktin.