Vrasja e dyfishtë në Divjakë, flasin familjarët: Shkonin mirë me njëri-tjetrin, fukarenj në hall të vet

Vrasja e dyfishtë në Divjakë, flasin familjarët:…

Në Divjakë një natë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një burrë vrau bashkëshorten e tij dhe më pas u vetëvra.

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Divjakë, një natë më parë. Familjarët dhe të afërmit e familjes Rrasa kanë treguar problemet e familjes, ndërsa theksojnë se ata gjithmonë kanë shkuar mirë me njëri- tjetrin.

“Ne i njohim për njerëz të thjeshtë, fukarenj në hall të vetë. Njerëz të mirë. Nuk kanë patur probleme. Ishte gjë e rëndë se dëshiron asnjë”, tha një fqinj.

“Jemi pak larg, ai është me punë shteti, po taksirati”.

“E kam pas njohur, njeri shumë i mirë. Për bukë ska vujt se ishte në punë, një rrogë e merrte. Ishte njeri i mirë dhe punëtor. Nuk dimë të ketë pasur probleme me fqinjët”.

“Nuk ka pasur probleme”.

“Nga ana ekonomike ka qenë dobët, sado që mundoheshin”. “Gjendja ekonomike e dobët, të vesh ta shohësh shtëpinë e tij, është të vesh duart në kokë”.

“Fukarallët, asgjë tjetër. Shtëpinë e ia patë. Ne skemi dëgjuar gjë për konflikte”.

“Burri im me atë ishte kushëri. Neve si kushrinj nuk dinim gjë për konflikte. Burri pastronte në komunë, skemi dëgjuar gjë as për depresion, nga ekonomia ska qenë mirë, as shtëpi ska si e shikoni dhe vetë, por me nusen ska pasur probleme”. “Ditët e fundit thoshin se s’ka qenë mirë, 3-4 ditët e fundit”.

Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan Fëllënxë Rrasa dhe më pas veten një ditë më parë, duke lënë pas një djalë. Ka qenë pikërisht ai që ka dëgjuar të shtënat e armëve, ndërsa kur është futur në shtëpi, ka gjetur të vdekur të dy prindërit. Vazhdon të jetë mister shkaku i ngjarjes së rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit