Vrasja e dyfishtë në Kavajë, djali i Altin Rexhës është plagosur me thikë

Vrasja e dyfishtë në Kavajë, djali i…

 

Janë zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kavajë, ku mbetën të vrarë dy persona. Mësohet se Gosa dhe Rexha, dy viktimat, kanë pasur edhe më herët konflikte. Ndërsa gjithmonë debatet i niste  Armand Gosa, i cili ishte person shumë problematik dhe lëvizte i lirë. Ndërkohë, viktima tjetër Altin Rexha, baba i dy fëmijëve që punonte në Kavajë, kishte marrë lejen e punës për të emigruar në Itali. Rexha ka qenë me djalin kur Armand Gosa i ka zënë rrugën. Të dy ata kanë qëlluar njeri-tjetrin dhe kanë vdekur, ndërsa është plagsour me thikë nga Gosa edhe djali i mitur i Rexhës. 

 Sakaq, mësohet se ditën e fundit Armand Gosa shprehej tek njerëzit, ‘unë do ta vras atë malokun’. Duke u ndjerë i kërcënuar dhe faktin se Gosa fut dorën në pjesën e brendshme ku kishte thikën, Altin Rexhën mbush pistoletën për vetëmbrojtjen dhe i ka thënë jam me djalin. Të dërgoj djalin në shtëpi dhe të sqarohemi. Por Edmond Gosa nuk është larguar. Pasi e ndajnë nga sherri persona të tjerë, Altin Rexha tenton të largohet dhe është sërish Edmond Gosa që tenton t’i afrohet dhe kërcënon ta vrasë. Altin Rexha është qëlluar nga pas. Dhe si pasojë e goditjes me thikë ndaj Altin Rexhës ka mbetur i plagosur me thikë djali i Altin Rexhës dhe ka katër qepje në krahë. Janë 11 thika që ia janë ngulur Altin Rexhës.  

Duke qenë se Rexha është goditur shumë herë, familja e tij dyshon se Gosa është ndihmuar dhe nga persona të tjerë. Ndërsa shprehen se Altini mund të kishte shpëtuar nëse ambulanca do të mbërrinte në kohë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit