Vrasja e dyfishtë në Kavajë/ Qytetari: Nuk habitemi më, me këtë shtet që kemi çfarë nuk ndodh

Vrasja e dyfishtë në Kavajë/ Qytetari: Nuk…

Ngjara që ndodhi mbrëmë në Kavajë me pasojë vdekjen e dy personave është shumë e rëndë. Por, vetë qytetarët shprehen se po përballen çdo ditë me krime të tilla, sa nuk habiten për atë çfarë ndodhi në prani të tyre dje. Ata shprehen se Kavaja ka qenë një vend i qetë, por duke parë se kemi një shtet të pasigurtë, tani pritet çdo gjë e keq.

“Jemi në Shqipëri nuk na bënë përshtypje gjë. Kavaja ka qenë vend i qetë. Me këtë shtet që kemi ne çfarë nuk ndodh. Kur e dëgjova ngjarjen mu duk diçka e pazakontë”, tha një banor.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkrua, kur Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha u takuan në një lokal të qytetit për tu sqaruar lidhur me një sherr të ndodhur tre ditë më parë. Ata kishin shkuar  të armatosur.  Dyshja fillimisht janë konfrontuar verbalisht dhe fizikisht. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke qëlluar tre herë me armë zjarri. Për fat të keq të dy humbën jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit