Vrasja e dyfishtë në Laç/ Arrestohet Ilir Xhepaj, bashkëpunëtori i autorit Eduart Lamaj

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Arrestohet Ilir…

Ilir Xhepaj është bërë i arrestuari i dytë për vrasjen në Laç të dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku më 30 maj të këtij viti.

Raportohet se Xhepaj u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëru në Kurbin për llogari të Policisë së Laçit.

Xhepaj është bashkëpuntor i Eduart Lamajt, autorit kryesor të vrasjes së 30 majit.

Të veshur si policë, ata hynë në hotelin A&A në Kurbin ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.

Lamaj u arrestuar disa ditë më parë teksa po kurohej në një klinikë private në Qytetin Studenti në Tiranë në mënyrë ilegale.

Ai kishte marrë një plumb natën e atentatit dhe ishte fshehur prej 20 ditësh si i plagosur.

Ende në kërkim mbeten Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21-vjeçari Klaudio Perkola, gjithashtu bashkëpuntorë të Eduart Lamajt./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit