Vrasja e dyfishtë në Laç, autori: Doja të shkatërroja hotelin për shkak të borxhit, ata më qëlluan

Vrasja e dyfishtë në Laç, autori: Doja…

“Pronari i hotelit më kishte borxhe. Nuk doja t’i vrisja por të shkatërroja hotelin, ata më qëlluan”. Kjo ka qenë dëshmia e autorit kryesor të vrasjes së dyfishtë në Laç mbrëmjen e 30 majit, ku humbën jetën nga breshëria e kallashnikovit biznesmenët Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku.

Eduart Lamaj ka deklaruar para grupit hetimor se viktimat e kanë qëlluar të parët me armë zjarri dhe ai është kundërpërgjigjur.

“Nuk vajta për t’i vrarë. Shkova për t’i shkatërruar hotelin, për shkak të një borxhi që më kishte pronari i tij. U këndërpërgjigja me armë pasi ata nisën të qëllonin dhe mendova se do më vrisnin”, ka thënë Lamaj.

Por për grupin hetimor, alibia e Eduart Lamajt për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e 30 majit në Laç, nuk qëndron. Organi i akuzës ka dyshime të forta se autorët kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal që ka shkuar me qëllim për të kryer vrasje.

Nisur kjo edhe nga veshja që përdornin autorët. Edhe pamjet filmike të publikuara pas ngjarjes tregojnë momentin kur një person me kapele dhe i armatosur me armë zjarri kallashnikov futet brenda në hotel dhe hap zjarr ndaj personave që ndodheshin në tavolinë. Të shtënave ata i përgjigjen gjithashtu, duke plagosur autorin.

Në vendin e ngjarjes humbi jetën Bujar Lika Hasani, ndërsa Paulin Gjergji Marku ndërroi jetë në spitalin e Traumës, si pasojë e plagëve të marra. Eduard Lamaj është ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë gjatë këtij atentati. Njëri prej tyre e nxori të plagosur nga hoteli, duke u larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Policia: Arrestohet autori Eduart Lama dhe dy mjekë

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit