Vrasja e dyfishtë në Laç/ Gjykata lë në burg 2 mjekët që operuan të dyshuarin për vrasjen

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Gjykata lë…

‘Arrest me burg pa afat’ është masa e vendosur sot nga Gjykata e Kurbinit ndaj dy mjekëve, Besim Lama dhe Viktor Marku. Ata akuzohen se mjekonin në mënyrë të paligjshme Eduart Lamajn, autori i vrasjes. Masa nga gjykata ishte në përputhje me kërkesën e prokurorisë.

Të dy u arrestuan të mërkurën nga policia.

Dy mjekë, një ortoped i Lezhës dhe një kirurg i spitalit Ushtarakët, V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç kishin pranuar ta operonin Lamajn pa e referuar ngjarjen në polici. Në këmbin të kësaj mjekët do të merrnin 10 mijë euro. Dy mjekët akuzohen për veprat penale ‘moskallëzim krimi’ dhe ‘veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’.

Shtrimi i të dyshuarit në spital është zbuluar nga vizitat e vazhdueshme të të afërmve të tij në spital, të cilët ishin në monitorim nga policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit