Vrasja e dyfishtë në Velipojë, lihen në burg dy të arrestuarit, ja çfarë deklaruan në gjykatë

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, lihen në…

Shtetasit Zyber Zagradi , kamarieri i plagosur dhe Mario Pali janë lënë nën masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër. Ata dyshohen se janë bashkëpunëtorë të autorëve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.

Zagradi dhe Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha. Gjithashtu ata deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë patur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty.

Ndërkaq avokati mbrojtës Simon Pashku kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të tyre ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” të cilën gjyqtarja Arta Llazari e pranoi.

Kamarieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e dinte se si ka mbetur i plagosur.

 “Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit