Vrasja e efektivit të policisë në Maliq, Braçellari largohet nga Spitali i Traumës

Vrasja e efektivit të policisë në Maliq,…

Violand Braçellari, i dyshuar për ekzekutimin e efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli në Lozhan të Maliqit, ka lënë Spitalin e Traumës në Tiranë pasi është jashtë rrezikut për jetën. Pas disa ditësh trajtimi mjekësor, ai është transferuar në ambientet e Spitalit të Burgut pranë QSUT-së, ku do të vijojë kujdesin shëndetësor nën masa sigurie.

Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, duke bërë të mundur që më tej ai të mbahet nën mjekim në institucionin e posaçëm të burgjeve. Pritet që, pas përfundimit të trajtimit, Braçellari të transferohet në një burg të sigurisë së lartë, si ai i Drenovës ose i Peqinit, në varësi të vendimit të autoriteteve.

Ngjarja e rëndë, ku humbi jetën polici Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri, ka sjellë edhe hetime të thelluara nga Prokuroria e Korçës. Braçellari akuzohet për “vrasje të punonjësit të policisë”, “vrasje në tentativë”, si dhe për “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit” dhe “kundërshtim me armë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit”, vepra për të cilat rrezikon dënim me burgim të përjetshëm.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1729919971763889%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit