Vrasja e Elis Rroshkodol në Shkodër, i njohur për krime dhe shpallur në kërkim në Rumani

Vrasja e Elis Rroshkodol në Shkodër, i…

Elis Rroshkodol, një 36-vjeçar me histori kriminale, u qëllua për vdekje me armë zjarri në një lokal në Shkodër, në rrugën ‘Isuf Sokoli’ në zonën e ‘Zdrales’. Rroshkodol kishte precedentë të rëndë penal, përfshirë një rast në 2023 ku plagosi me thikë një rumun dhe u arratis në Stamboll, si dhe një arrestim në 2014 për grabitje në Belgjikë.

Rroshkodol ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune për plagosjen e rëndë të pronarit të një klubi nate në Bukuresht, pas një sherri në një qebaptore.

Pas sulmit në Rumani, ai u largua dhe dyshohet se ka kaluar kufirin për në Stamboll. Ndërkohë, rrethanat që çuan në vrasjen e tij në Shkodër nuk janë ende të qarta dhe nuk dihet nëse kishte ndonjë konflikt të mëparshëm mes tij dhe autorit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër. Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit