Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/ Alibej nuk flet: Kam një problem familjar

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt/…

Hetimet për Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn kanë  mbetur në mes, pasi i dyshuari kryesore Erion Alibej nuk ka pranuar të dëshmojë. Ai nuk ka pranuar të japë deklaratë në seancën që po zhvillohej sot ndaj Xhuljano Hoxhes dhe Euglen Halilit.

Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa i pyetur nga gjykata për herë të dytë ai tha se do të fliste, por në një moment tjetër. Duke u justifikuar me faktin se ka një problem familjar. “Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”. Gjyqtarja përmendi faktin se prej mujash Alibej vazhdon me këtë justifikim, por ai vazhdoi të këmbëngulë se e ka mendjen tek një hall familjar që po kalon.

Ndërkohë sot  dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që konstatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt. Latif e Mariglen Daka babë e bir. Ata treguan për trupën gjykuese se, ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit kishte njoftuar menjëherë policinë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në vitin 2020, ku Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit